Ora News – Blushi: Po rrezikohet legjitimiteti i zgjedhjeve të 18 qershorit

2017-07-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ben Blushi kërkoi nga palët politike të nisin sa më parë dialogun pasi po rrezikojnë mbajtjen e zgjedhjeve dhe legjitimitetin e tyre. Kryetari i LIBRA-s tha se është korrupsioni ai që ka sjellë këtë situatë dhe frika nga drejtësia që po mban peng reformën dhe zgjedhjet. Megjithatë LIBRA mbetet e vendosur të hyjë në zgjedhje dhe deri tani kanë shfaqur interes për të kandiduar me këtë sigël, rreth 200 persona.
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë rrezikohet legjitimiteti i zgjedhjeve të 18 qershorit dhe për këtë shkak, Ben Blushi kërkon një tryezë dialogu mes palëve politike për të normalizuar situatën.
Ben Blushi: Koha për tu ulur në tryezë po skadon, duke cënuar rëndë integritetin dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Nëqoftëse pyesni sot ka shumë arsye se pse zgjedhjet po cënohen, sigurisht është konfliktualiteti i partive të vjetra që po u sekuestron shqiptarëve të drejtën për të votuar dhe është korrupsioni, pra frika nga drejtësia që po pengon ecurinë e reformës në drejtësi dhe zgjedhjeve njëkohësisht.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-po-rrezikohet-legjitimiteti-i-zgjedhjeve-te-18-qershorit/