http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
55 milionë turq votojnë këtë të diel në referendumin që vendos për ndryshimin më të madh në sistemin qeverisës në vend, që nga themelimi i Republikës moderne thuajse një shekull më parë. Miratimi i ndryshimeve kushtetuese do të conte në zëvendësimin e sistemit parlamentar me një presidence ekzekutive. Kjo do të fuqizonte presidentin turk Rexhep Taip Erdoan, që do të përqëndronte gjithë pushtetin në duart e tij. Ndryshimet i japin pushtet presidentit të firmosë dekrete, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pa patur nevojën e miratimit nga qeveria, të shpërndajë parlamentin, apo të emërojë zyrtarë publikë. Posti i kryeministrit mund të mos ekzistojë dhe presidenti mund te caktojë vetë kabinetin e ministrave, apo të firmosë ligje dhe urdhra ekzekutive dhe të ndërhyjë në gjyqësor. Sipas sondazheve, fushata pro ndryshimeve kushtetuese mund të marrë 51 përqind të votave. Kundërshtarët e saj thonë se një fitore do ta conte vendin drejt një regjimi autoritar. Fushata e nisur që prej vitit të shkuar dëmtoi raportet e Turqisë me aleatët europiane, pasi Erdoan e cilësoi ndalimin e disa takimeve me turqit në Europë si sjellje naziste. Së fundi, Erdoan ka kritikuar një raport të vëzhguesve të OSBE-se për klimën e fushatës së Referendumit, që vëren se mbështetësit e fushatës kundër ndryshimeve kushtetuese nuk janë lejuar të mbajnë mitingje, ndërsa ka pasur edhe ndërhyrje të policisë në to.