Ora News - Në shtator nis projekti për rikonceptimin e zonës historike, Vlorë

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Vlorë, në fund të shtatorit, do të nisë restaurimi i zonës historike të qytetit, në rrugën ?Justin Godard? ku ndodhen dhe disa monumente kulture të kategorisë së parë. Për kryebashkiakun Dritan Leli, zona historike do të konceptohet si një e tërë, një pol që tregon histori, rikonfirmon vlera dhe njëkohësisht do shërbejë si qendër biznesi.
Dritan Neli: ?Do të ketë shumë ndryshime, jo vetëm në drejtim të qarkullimit rrugor por mbi të gjitha në konceptimin e zonës historike si një e tërë. Pra një pol që tregon histori, rikonfirmon vlera dhe njëkohësisht është një pol biznesi, për tu shijuar nga qytetarët, nga përdoruesit e mjeteve dhe nga të gjitha ata, që do të vizitojnë Vlorën si një destinacion turistik.?
Për të parë nga afër situatën në terren, Kryebashkiaku ka shoqëruar këshilltarin e kryeministrit, arkitektin Artan Shkreli, i cili theksoi se Vlora nuk mund të jetë më qyteti historik, pa qendër historike.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ne-shtator-nis-projekti-per-rikonceptimin-e-zones-historike-vlore/