Report TV - Veliaj në shkollën e Shëngjergjit: Tirana po ecën me marshin e pestë

2017-07-05 3

TIRANE-Rreth 300 nxënësit që studiojnë në Shkollën e Bashkuar në Verri të Shëngjergjit do të kenë shumë shpejt mjedise më të mira sportive, të cilat jashtë orëve të mësimit mund të shfrytëzohen edhe nga komuniteti.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Xhemal Qefalia, inspektoi punimet që po realizohen për ambientet e reja sportive në këtë shkollë, ku theksoi se Bashkia e Tiranës ka si prioritet të sajin edhe investimet në zonat rurale, në mënyrë që kushtet të jenë të njëjta si në qytet, ashtu edhe në fshat.

?Edhe pse është fundjavë Pashke, dhe ju uroj të gjithëve gëzuar, për Bashkinë e Tiranës koha ikën aq shpejt, sa duhet të shfrytëzojmë edhe ditët pushimit. Po nxitojmë të mbyllim brenda afatit një mujor të gjitha punimet në tre fushat e reja që kemi këtu në Shëngjergj. Besojmë se engjëjt e Tiranës, me talentin e tyre, janë të vlefshëm për qytetin dhe për vendin tonë. Kjo do të thotë se 300 fëmijët që studiojnë në këtë shkollë meritojnë të kenë të gjitha kushtet, të njëjtat terrene me cilësi, siç i kanë shkollat në ish Bllok, brenda Unazës së Tiranës apo edhe ato të rejat që po bëjmë në zona të tjera?, tha Veliaj.

Ai u shpreh se ky është një standard që respektohet njësoj si në qendër të Tiranës, ashtu edhe në Shëngjergj, një nga njësitë më të thella të kryeqytetit.