Report TV - PS-LSI: Të ndërmjetësojë PPE! Basha refuzon:Të largohet Rama

2017-07-05 0

TIRANE-Zgjedhja e Presidentit dhe realizimi i zgjedhjeve kërkojnë praninë e opozitës.

PS dhe LSI arritën sot së bashku një Pakt ku kërkohet ndërhyrja nga jashtë, konkretisht e Partisë Popullore Europiane ku Partia Demokratike është anëtarësuar që të ndërhyjë në zhbllokimin e situatës.

Duke anashkaluar tryezën e Presidentit Nishani për të ulur palët në dialog, Rama dhe Meta në takimin e sotëm që zgjati plot 90 minuta nën praninë e bashkëpunëtorëve të afërt, konkretizuan se, do i drejtohen që sot Presidentit të PPE dhe komisionarit Johanes Hahn që të zhbllokojnë situatën politike ku ndodhet vendi.

"Duke e kuptuar vështirësinë e opozitës për të pasur besim, pasi çështja e mosbesimit është evidente dhe kjo është arsyeja pse dialogu ende nuk ka nisur, kemi vendosur, kemi vendosur që ti drejtohemi zyrtarisht Partise Popullore Europiane ku PD është anëtarë që të asistojë sa më shpejt që të jetë e mundur, në këtë dialog, në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt,dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme, drejt integrimit dhe realizimit të gjithë reformave.

Free Traffic Exchange