Basha i përgjigjet Metës: Harrojini zgjedhjet pa qeveri teknike - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak pasi mësoi se mazhoranca do t?i drejtohej PPE-së për të ndikuar tek opozita për zhbllokimin e krizës politike, kreu demokrat Lulzim Basha, refuzoi ndërhyrjen e partnerëve politikë të djathtë europianë. Pa një qeveri teknike, nuk ka për të pasur zgjidhje, tha Basha. Në kulmin e luftës së nervave mes palëve, pavarësisht retorikave të forta, lideri i opozitës rishprehu gatishmërinë për dialog. Kreu i PD-së i dha përgjigje edhe deklaratës së Ilir Metës, i cili kishte thënë më parë se Lulzim Basha është në një situatë mosbesimi. Sipas tij, vetë mazhoranca gjendet në një gjendje të paqartë brenda saj.