Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e Zejmenit në Lezhë kanë protestuar për rrugën e amortizuar që lidh fshatin e tyre me zonat e tjera urbane. Sipas banorëve rruga me gjatësi 800 metra është bërë thuajse e pakalueshme dhe nga kjo situatë po penalizohen dhjetra familje që merren me bujqësi. Ata thonë se kjo rrugë është premtuar në çdo fushatë elektorale në këto 25 vite, por ka munguar ndërhyrja.
Banorët e Zejmenit: ?Fshati Zejmen njihet për bujqësi. Kjo është jo problem, por shumë problem. Kjo është një rrugë nyjëse e cila lidh rrugën e vjetër me autostradën. Pjesa më dërrmuese e Kosovës do të kalojë këtu në të ardhmen.?
?Kjo rrugë përshkon 300 shtëpi të Zejmenit. Janë katër fshatra, duke filluar nga Bërzana, Pllana, Gajushi dhe Zejmeni që i kanë tokat këtu. Këtë rrugë e kemi problem më shumë se 20 vjet por nuk ka asnjë zgjidhje. Kemi pasur premtime.?
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/banoret-e-zejmenit-kercenojne-me-bojkot-te-zgjedhjeve/