Report TV - Kapshticë, kishte fshehur drogën në tuba plastikë, kapet 60-vjeçari

2017-07-05 2

TIRANE-Një sasi prej 71 kilogramësh kanabis sattiva është kapur nga Policia Kufitare e Kapshticës.

Droga ishte përshtatur në 99 tuba plastikë të mbushur me lëndë narkotike të presuar.

Sipas burimeve të policisë ka rënë në prangat e bluve Qani Mançe 60-vjeç, banues në Tiranë.

60-vjeçari ishte drejtues i kamionit të markës "Scania" me targa AA273DY dhe rimorkio me targë TR0148K.

Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Doganën, për verifikim në vijën e dytë, dhe pas verifikimit u konstatua dhe sasi e drogës.

Free Traffic Exchange