Ora News - Do kalonin nga Kapshtica, 71 kg kanabis gjenden brenda tubave plastikë

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kur të kalonte nga Kapshtica duhej të dukej sikur kamioni po transportonte tuba plastikë. Në të vërtetë brenda tyre ishte fshehur lëndë narkotike plot 71 kg.
Kamioni i markës ?SCANIA? me targa AA273DY dhe rimorkio me targë TR0148K është ndaluar sot në Kapshticë dhe në pranga ka rënë drejtuesi i kamionit, Qani Mançe, 60 vjeç, banues në Tiranë.
Plot 99 tuba plastikë ishin të mbushur me lëndë narkotike të presuar. Kamioni iu nënshtrua kontrollit në vijën e dytë pas dyshimeve se mund të transportonte lëndë narkotike
Policia e Korçës informon: ?Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e tavanit të rimorikios, mund të ishte fshehur lëndë narkotike. Konkretisht në brendësi të tubave metalikë të cilët mbanin skeletin e mbulesës së rimorkios, u konstatuan 99 tuba të tjerë plastikë me ngjyrë portokalli?

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë bërë peshimin e lëndës narkotike së bashku me tubat plastikë ku në total pesha e tyre rezultoi 71 Kg.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/do-kalonin-nga-kapshtica-71-kg-kanabis-gjenden-brenda-tubave-plastike/

Free Traffic Exchange