Ora News - Rama-Meta 2 orë bashkë: Dialog me opozitën me asistencën e PPE

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
ashmë do të kërkohet ndihma e ndërkombëtarëve për të negociuar me palët politike në vend për të zgjidhur krizën politike. Në takimin afro 2 orësh të Kryeministrit Edi Rama me kryeparlamentarin Meta, u vendos që maxhoranca do i drejtohej Partive Popullore Europiane dhe komisionerit Johannes Hahn për të qenë të pranishëm në diaog për të krijuar një frymë besimi për opozitën. Në takim u vendos gjithashtu që maxhoranca nuk do të propozojë asnjë emër për presidentin, pa u konsultuar më parë me opozitën, në mënyrë që kreu i ri i shtetit të jetë një zgjedhje konsensuale.
Tirane- Garantimi i votës së lirë i sanksionuar në marrëveshjen e Shkodrës mes Partisë Socialiste dhe LSI, uli në tryezë dy liderët e koalicionit qeverisës, Edi Rama dhe Ilir Meta paraditen e sotme.
Të pamundur për t?i siguruar opozitës që gjendet prej 57 ditësh në protestë, besimin e nevojshëm për një proces të rregull ligjor, bashkëkryetarët e koalicionit vendosën që t?i kërkojnë ndihmë Partisë Popullore Europiane, ku dhe PD bën pjesë, dhe komisionerit Johannes Hahn, për të negociuar midis palëve dhe për të gjetur zgjidhje.
Ilir Meta:Duke e kuptuar vështirësinë e opozitës për të pasur mosbesim, kemi vendosur t?i drejtohemi zyrtarisht Partisë Popullore Europiane ku PD është anëtare që të asistojë sa më shpejt të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira e të qeta.
Që sot do i drejtohemi presidentit të Partive Popullore Europiane, dhe njëkohësisht do të njoftojmë dhe komisionerin për zgjerimin zotin Hahn në mënyrë që dialogu të nisë sa më shpejt dhe të kemi një klimë krejtësisht tjetër nga kjo e sotmja

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-dhe-meta-takohen-sot-ne-oren-1000/

Free Traffic Exchange