Report TV - Përfundon takimi Rama - Meta: Thirrje PPE të zhbllokojë situatën

2017-07-05 0

Meta zbardhi takimin 90 minuta me Ramën duke përmendur 3 pikat që sipas tij ishin kryesore të bisedës me aleatin në qeverisje.

Meta nuk përjashtoi se ka diskutuar për koalicionin, por pa dhënë detaje për rinovimin e marrëveshjes së vjetër.

1-Dëshiroj të theksoj se qëllimi i këtij takimi ishte rritja e përpjekjeve për garantimin e paprekshmërisë së votës, një angazhim kryesor dhe i marrëveshjes së 22 Prillit, dhe i PS e LSI, dhe në këtë rast vullneti për të nisur një dialog pa kushte që tani me opozitën dhe drejtuesit e saj legjitim

2-Kështu kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri, por pa paraqitur asnjë emër, por pa mbështetur asnjë kandidaturë, pa dialoguar dhe për të arritur konsensusin dhe me opozitën dhe pse kjo maxhorancë ka gati 90 vota në Parlament

3-Dhe së treti, duke e kuptuar vështirësinë e opozitës për të pasur besim, pasi cështja e mosbesimit është evidente dhe kjo është arsyeja pse dialogu ende nuk ka nisur, kemi vendosur, kemi vendosur qëe ti drejtohemi zyrtarisht Partise Popullore Europiane ku PD është anëtarë që të asistojë sa më shpejt që të jetë e mundur, në këtë dialog, në mënyre që ky ngërc të marrë fund sa më shpejt,d eh vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme, drejt integrimit dhe realizimit të gjithë reformave. Dua të theksoj rolin e rëndësishme PPE ka luajtur gjatë gjithë kësaj periudhë në mbështetje të integrimit të Shqioërisë, pavarësisht se cilat forca politike kanë qenë në pushtet. Do i drejtohemi që sot Presidentit të PPE do njoftojmë dhe komisionerin z Hahn, që të interesuar për zhbllokimin e kësaj situate,në mënyrë që procesi i dialogut të nisë sa më shpejt dhe të kemi një klimë tërësisht ndryshe nga kjo e sotmja,m dhe në këtë rast dua tju kujtoj të gjithëve sa i fusiqshëm është bashkëpunimi dhe toleranca dhe në këto kushte toleranca është decizive.