Ora News - Bashkëshortja e Agim Arapit: Kanë famë për lekë por burrin ma futën në dhe

2017-07-05 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkëshortja e Agim Arapit, 58-vjeçarit nga Durrësi që ndërroi jetë pas sulmit të dy vëllezërve Ekonomi, tregon se si nisi konflikti.
Vjollca Arapi thotë se shkak për këtë ngjarje është bërë Jurgen Kurti që sipas saj, ai nuk iu është përmbajtur marrëveshjes për të paguar qeranë e tubit të aspirimit dhe i ka kërcënuar me jetë në momentin që së bashku me bashkëshortin i kanë kërkuar të kryente pagesën.
Vjollca Arapi:?Jurgen Kurti ka hyrë dy herë brenda. Hunda e burrit tim ishte copëtuar komplet. Nuk janë vetëm grushta. Nuk ishte burri im i famshëm që ta vriste Jurgen Kurti, Ko Jurgen Kurti, Koç Ekonomi dhe Kujtim Kurti. Koçi ka famë për lekët por burrin tim ma futën në dhe?
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar në Bulevardin Epidam. Sipas ekspertizës mjekoligjore, Agim Arapi ndërroi jetë si pasojë e një infarkti pas dhunës fizike që u ushtrua prej tij nga dy autorët e dyshuar, vëllezërit Ekonomi.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/bashkeshortja-e-agim-arapit-kane-fame-per-leke-por-burrin-ma-futen-ne-dhe/

Free Traffic Exchange