Ora News - Festojnë Pashkët në Shqipëri, fluks në pikat doganore

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Afrimi i festës së Pashkëve Ortodokse dhe Katolike, ka shënuar një rritje të numrit të emigrantëve që udhëtojnë nga Italia për të kaluar këtë festë në vendlindje.
Java e Pashkëve ka sjellë njëkohësisht edhe fluks në portin e Durrësit dhe të Vlorës, pasi emigrantët kanë preferuar të festojnë me pjesën tjetër të familjes në vendlindje, duke përfituar edhe nga ditët e pushimit në Itali.
Të shumtë janë edhe emigrantët nga Kosova që kanë udhëtuar përmes portit të Durrësit.
Policia portuale kishte marrë masa jo vetëm për përpunimin e shpejtë të trageteve por edhe masa sigurie kundër terrorizmit.
Ndërkohë fluks udhëtarësh janë shënuar dhe në doganën e Kapshticës dhe Kakavijës, ku punohet përkatësisht me 7 dhe 8 sportele, ndërsa nuk janë shënuar radhë dhe vonesa.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/festojne-pashket-ne-shqiperi-fluks-ne-pikat-doganore/

Free Traffic Exchange