TIRANE-Liqeni i Mjellmave? është ngjitur këtë të premte në Pallatin Kongreseve në Tiranë, pas përpjekjeve të koreografëve Enada Hoxha dhe Gerd Vaso për ta transformuar variantin klasik dhe për ta amerikanizuar ar atë, siç deklaruan në një konferencë për mediat.
Për fat të keq ky ishte një transformim që nuk i dha suksesin e shumëpritur premierës.
Pak ditë më parë koreografi Arjan Sukniqi ka kritikuar ashpër idenë e Enda Hoxhës dhe Gerd Vasos, duke bërë vërejtje se kemi të bëjmë për një variant koreografik të patolerueshëm. Për Sukniqin nuk është parë që balerinët në një pjesë të shfaqjes të jenë me kostume civile dhe në një pjesë me veshje profesionale me paçka.
Koreografi Sukniqi e ka konsideruar këtë model koreografie si një miksim jo profesional të katër akteve.
Duke parë pjesën e parë të baletit, vërejtjeve të koreografit Sukniqi nuk mund t?u heqësh asnjë presje.
Balerinët për 30 minuta kanë kërcyer me kostume shumë të rënda. Balerinat janë veshur me këpucë me taka, balerinët meshkuj me rendigota e këmishë e jelekë. Madje bishti i rendigotave dhe gjerësia e pantallonave ishin pothuajse një ?sabotim? i rolit të balerinëve, që do ta vinte re edhe spektatori më pak profesionist. Balerinëve me këto kostume nuk u lexohej dot gjuha e trupit. Për 30 minuta interesimi i tyre shkoi pothuajse dëm. Duartrokitjet ishin të ndrojtur dhe shumë të vakta.