Shkozë- Tunel i përshtatur në laborator droge u zbulua në Shkozë, periferi të Tranës ditën e sotme, ndërsa në pranga kanë rënë 10 persona.
Mes tyre dhe pronari i tunelit, që e kishte kamufluar si fabrikë të plastikës.
Në brëndësi të tunelit që shihni në foto, Policia ka gjetur aparatura për kultivimin e kanabisit, duke filluar që nga llampat, deri te kubikët ku ishte mbjellë fara e kanabisit. Policia ka shoqëruar 10 persona, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në laboratorin e drogës të bërë në brendësi të tunelit.
Ambjentet e këtij tuneli ishin në pronësi të Hazbi Pardhokut, i cili është arrestuar nga Policia.
Për të mos zbuluar laboratorin e drogës, Hazbi Pardhoku dhe disa persona të tjerë e kishin kamufluar si fabrikë për prodhimin e plastikës.
Në brendësi të tunelit janë jetur edhe qindra kubikë me fara kanabisi të cilët sapo ishin mbjellë, bimë kanabisi e cila ishte në proces tharjeje.
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se nëpërmjet llambave bëhej prodhimi i kanabisit në cdo periudhë të vitit.
Tuneli ishte nje prej 4 te tilleve qe ndodhej vetëm pak metra larg zonës së banuar. 3 te tjeret ishin bosh.
Mes të shoqëruarve janë edhe banorë të zonës, të ilët kishin banesat vetëm pak metra larg tunelit ku u gjet laboratori i drogës.
Policia thotë se po kontrollon të gjitha banesat pranë këtyre tuneleve, pasi dyshohet se edhe banorët kanë lidhje me të.