Policia e Lezhës ka kryer kontrolle në disa lagje të Lezhës pasditen e sotme, menjëherë pasi ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se kishte 400 tonë drogë në disa magazina.
Berisha publikoi një mesazh të ?oficerit digjital?, sipas të cilit rreth 400 tonë drogë ndodhen në magazinat e ?klanit udhëheqës te Partisë Socialiste në Lezhë, Ndoka?. Ish-kryeministri tha se sipas denoncuesit, një oficer policie, droga ruhet me polici dhe roje të armatosur.
?Gjatë orëve të pasdites, dhjetëra forca Policie me prezencën edhe të medias kanë ushtruar kontrolle në lagjen Skënderbeg, në ish Ndërmarrjen Ushqimore dhe ish Magazinat e Tregtisë. Si rezultat i kontrollit nuk është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm?, tha policia e Lezhës në një komunikatë.
Policia tha se kontrollet do të vazhdonin në të gjithë territorin e qarkut Lezhë.
Ish-kryeministri, Sali Berisha publikoi një mesazh të ?oficerit digjital?, sipas të cilit rreth 400 tonë drogë ndodhen në magazinat e ?klanit udhëheqës te Partisë Socialiste në Lezhë, Ndoka?.
Berisha tha se sipas denoncuesit, një oficer policie, droga ruhet me polici dhe roje të armatosur./tvklan.al