Ora News - Kërkesat për McCain, nga reforma në drejtësi deri tek qeveria teknike

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
enatori amerikan John McCain ka vizituar Tiranën në kuadër të turit zyrtar disaditor të nisur në rajonin e Ballkanit. Kryetari i Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin Amerikan pati një sërë takimesh me zyrtarët më të lartë të shtetit dhe të opozitës, ku u njohë me situatën politike dhe shqetësimet thelbësore të ngritura prej palëve.
Senatori amerikan John McCain gjatë vizitës disa orëshe në Tiranë është takuar me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.
Ai u prit nga Presidenti Nishani, ku në rolin e kryetarit të Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin Amerikan, bashkëbisedoi rreth kontributit të Shqipërisë për të përmbushur përgjegjësitë e saj ushtarake dhe financiare në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
MecCain i shoqëruar nga Ambasadori amerikan Donald Lu është takuar dhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.
Biseda u përqendrua tek partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, tek situata politike në vend si dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/senatori-mccain-takim-me-meten/