Ilir Meta mblodhi komitetin drejtues të partisë së tij për të diskutuar për situatën politike në vend, por dhe për të marrë mandat nga anëtaret e këtij forumi për të diskutuar me kryeministrin Edi Rama për t?i krijuar opozitës besim përmes dialogut për mbajtjen e zgjedhje të lira e të ndershme.
Meta thotë se qëllimi nuk është fitorja e zgjedhjeve, pasi ai shpreh bindjen se një koalicion mes PS e LSI nuk e ka të vështirë rezultatin.
Por, i kujton aleatit të tij se është kryeministri i të gjithë shqiptareve përfshirë dhe opozitën, ndërsa shpjegon se kur flet për qeveri besimi nuk kërkon largimin e tij.
Pas këtij sqarimi Meta sjell në kujtesë rastin personal kur u dorëhoq nga posti i kryeministrit për t?i dhënë besim opozitës.
Një tjetër histori personale kur Meta thotë se ka dhënë kontribut në zgjidhjen e krizave politike, tha se ishte ajo e 2006 kur Edi Rama në atë kohë kandidat për kryebashkiak kishte mosbesim të qeveria Berisha.
Tv Klan