Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar planin e përgjithshëm të Tiranës, duke i hapur kështu rrugë ndërtimit në kryeqytet dhe krijimit të hapësirave të reja të gjelbra. Duke e cilësuar ? dokument spekulativ? planin e vjetër të miratuar nga Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Lulzim Bashës, Rama tha se përmes këtij plani të ri, krijohet një perspektivë e re për të gjithë kryeqytetin duke harmonizuar investimet në zonat urbane me ato rurale.
?Plani i vjetër parashikonte një Tiranë me një popullsi më të madhe se popullsia e Shqipërisë, por nuk parashikonte shërbime të tjera përveçse shërbime në qendër të Tiranës. Një dokument i spekulimit imobilar, më irracional që besoj mund të gjendet në historinë e Europës. Dhe fatmirësisht ky dokument nuk u vu dot në jetë dhe sot merr jetë një model krejtësisht i ri, i ndërhyrjeve të mirëmenduara. Një plan që ndryshe nga planet klasike, është një adoptim i inteligjencës së territorit duke shfrytëzuar më së miri potencialet e territorit dhe duke mirëkuptuar traditën, kohën e zhvillimit dhe mendësinë në këtë territor. Është një plan për qytetin dhe për qytetarët?, tha Rama.
Stefano Boeri, autori i planit të Tiranës, tha se koncepti është të rritja e hapësirave të gjelbra dhe ndalimi i zgjerimit të kryeqytetit.
?Ne kemi si qëllim të ndalojmë zgjerimin e mëtejshëm të Tiranës. Si do ta bëjmë këtë? Do ndalojmë shtrirjen horizontale dhe do të përmirësojmë shërbimet në periferi. Po ashtu duam që sipërfaqen e gjelbër ta rritim nga 2 metra katror në dispozicion të një qytetari në 14 metra.?
Plani bazohet në idenë e kryeqyteti kaleidoskopik, ku në fokus është ndërtimi i tre unazave të gjelbra me pemë të cilat do të përshkojnë kryeqytetin dhe do të jenë edhe rrugë për këmbësoret dhe një pylli i cili do të shërbejë përmirësimin e cilësisë së ajrit.