Report TV - Princesha Elia Zogu: Ku të çon alternativa e pushtetit të grave

2017-07-05 0

?Pushteti i grave?, komedia e Aristofanit ngjitet në Teatrin Kombëtar me regjinë e Spiro Dunit. Gjatë lojës së aktorëve Flaura Kureta, Naun Shundi, Helidon Fino, Laert Vasili, Rajmonda Bulku, Elia Zaharia, Sokol Angjeli, Karafil Shena, Niada Saliasi, etj, publiku arrin të ndjejë atmosferën magjike të komedisë së satirikut të madh të Athinës.Një parale plot delikatesë artistike është vendosur përballë dilemave të demokracisë së antikitetit dhe kohës që po jetojmë. Regjisori Duni ka marrë nga Aristofani ngjarjen bazë, dialogët ekspresivë dhe i ka harmonizuar në një vepër të re.

Nuk i referohet nje vendi konkret, e megjithatë simbolika e ?pushtetit të grave? fshikullon qartë aktualitetin politik shqiptar.

Për aktoren Elia Zaharia që luan Theothorën, qëllimi i dramës nuk është pikërisht problemi i gruas në pushtet.

Aktori Helidon Fino e ka punuar me shumë dashuri dhe entuziazëm rolin.

Nijada Saliasi ka pasur një rol interesant, atë të truprojës së kryetares

Flaura Kureta e Naum Shundi shquhen mes ansamblit të aktorëve aq të përpiktë në rolet individuale. Komedia shkëlqen me skenografinë e Fatbardh Markut e kostumet e Ledia Hajdarit.