Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeprokurori Adriatik Llalla i kërkoi prokurorëve të Durrësit, të intensifikojnë hetimet kundër trafikut të lëndëve narkotike nga porti detar i Durrësit. Ndërsa paralajmëroi arrestime të përgjegjësve, Llalla tha se Porti i qytetit bregdetar është kthyer në një portë për trafikimin e lëndëve narkotike drejt vendeve të BE-së.
Llalla: Prokuroria e Durrësit të intensifikojë hetimet në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike pasi tashmë jemi të qartë se porti i Durrësit është kthyer në vend nga i cili transportohet në mënyrë të vazhdueshme lëndë narkotike.
Llalla konfirmoi se po hetohet për trafikun e ri të drogës nga Gjiri i Lalzit drejt Italisë, si dhe denoncimin e bërë nga çadra e opozitës për një sasi prej 100 tonësh kanabis në një magazinë në Manzë dhe 20 ton në Ishëm.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/droga-ne-gjirin-e-lalzit-llalla-zbarkon-ne-prokurorine-e-durresit/