DURRES-Festa e pashkës ka sjellë mijëra mërgimtar në vendlindje.
Në terminalin e trageteve, në portin detar të Durrësit, sot në mëngjes kishte një fluks mjaft të madh krahasuar me ditët e tjera.
Atmosfera e pashkëve ndjehet teksa qindra emigrantë shqiptarë duke përfituar nga ditët e pushimit vijnë për të pushuar disa ditë pranë të afërmeve të tyre në Shqipëri e Kosovë.
Ndërsa policia portuale ka marrë masa jo vetëm për përpunimin e shpejtë të trageteve por edhe masa sigurie kundër terrorizmit.
Të gjithë sportelet sot në mëngjes ishin funksional, ndërkohë që në kalatë u ankoruan 3 tragete të linjës Bari -Durrës.
Pashkët janë një rast i mirë për agjencitë e lundrimit për të realizuar të ardhura të mira në këtë periudhë jashtë sezoneve turistike.
Jam shoferi i autobusit të linjës së Italisë, vijmë nga Milano, emigrantët vijnë vetëm për pashkët, për festa të mëdha. Ne kemi 45 pasagjerë që vijnë direkt nga Italia për të festuar festën e pashkës?, u shpreh shoferi i autobusit të linjës që vjen nga Milano