Ora News - Meta: Jemi gati të sakrifikojmë. Pas Komitetit Drejtues takon Ramen

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i LSI-së Ilir Meta dhe kryetari i PS-së, Edi Rama priten të takon sot pasdite lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike ku është futur vendi.
?Ne jemi gati të sakrifikojmë? tha Meta duke vënë theksin tek zgjedhjet me standarde si kryereforma
Mesditën e sotme Meta mblodhi Komitetin Drejtues të partisë së tij për të diskutuar ndërsa tërhoqi vëmendjen kryeministit Rama si njeriu i cili jo vetëm formalisht duhet të bëjë ftesën për dialog.
?Jemi të hapur për çdo zgjidhje sepse problemet janë serioze. Do të bëj çdo gjë për krijimin e një mirëbesimi, mirëkuptimi. kemi mbështetur dhe idenë e një tryeze për presidentin?
Keqardhje, asgje s?ka levizur realisht
Kryetari i LSI-së Ilir Meta shprehu keqardhje për faktin se nuk ka lëvizuar asgjë në drejtim të zgjidhjes.
Një reagim i tillë nga Komiteti Drejtues i LSI-se, erdhi pas deklaratave të ndara të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha ku u pa qartë se nuk kishin bërë asnjë hap prapa në kërkesat e tyre.
Basha këmbëngul në largimin e qeverisë dhe krijimin e qeverisë teknike. Rama e fton në një dialog pa kushte.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/meta-rama-te-mos-ftoje-vetem-formalisht-te-jete-i-permbajtur/