http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Porti i Durrësit është kthyer në një rrugë kalimi për trafikun e drogës drejtë Italisë dhe vende të tjera të europës. Shqetësimin e ka ngritur shefi i organit te hetimit Adriatik Llalla gjatë një takim në Prokurorinë e Durrësit.Numri një i organit qendror te akuzës u ndal edhe tek deklaratat e liderit të opozitës Lulëzim Basha, për ekzistencën e një magazine në Manzë me 100 ton kanabis.Llalla është pyetur edhe lidhur me lajmet që po qarkullojnë për një plan për atentat ndaj kreut të PD Lulzim Basha. Por sipas Prokurorit te Përgjithshëm nuk ka mbërritur asnjë denoncim për këtë çështje.