Ora News – Presidenti: Palët të ulen në tryezë me axhendë serioze, larg retorikave

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u bën thirrje palëve politike që të angazhohen seriozisht për një tryezë dialogu dhe të largohen nga retorikat boshe.

Presidenca thekson se kreu i Shtetit ka ofruar vullnetin e tij për të krijuar kushtet për dialog midis mazhorancës dhe opozitës.

Presidenca: Institucioni i Presidentit të Republikës shpreh keqardhjen për adresimet e sotme me sfond politik të Kryeministrit ndaj angazhimeve dhe përmbushjes së funksioneve kushtetuese të Presidentit të vendit.

Në asnjë rast dhe asnjë rrethanë Presidenti i Republikës nuk ka shfaqur dhe nuk ka ushtruar tagrin e tij kushtetues në mënyrë të njëanshme në favor të një pale politike apo me qëllime politike.

Për fatin e trishtë të demokracisë shqiptare dhe në dëm të përpjekjeve për të konsoliduar një kulturë politike civilizuese dhe evropiane, ka qenë Kryeministri i vendit, i cili ka sulmuar dhe shantazhuar në mënyrë të njëanshme dhe sistematike Institucionin e Presidentit të Republikës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/presidenti-palet-te-ulen-ne-tryeze-me-axhende-serioze-larg-retorikave/