Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me qëllim parandalimin e ngjarjave me karakter terrorist, Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri gjatë festës së Pashkëve.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit thotë ka kaluar në shërbim të përforcuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë me rastin e Festës së Pashkëve.
?Në këtë kuadër janë marrë në drejtim të rritjes së prezencës policore në territor, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale. Të ruajtjes së rendit dhe të sigurisë në objektet fetare si dhe në ambjentet ku do zhvillohet festa e pashkëve. Në drejtim të rritjes së sigurisë rrugore, duke shtuar patrullimet e Policisë Rrugore në akset nacionale dhe akset kryesore rurale?, sqaron policia.
Masa janë marrë edhe nga Policia Kufitare në burime njerëzore dhe infrastrukturore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pashket-policia-e-shtetit-ne-gatishmeri-per-parandalimin-e-ngjarjeve-terroriste/