Ora News – Senatori John McCain mbërrin në Tiranë, pritet nga Kodheli dhe Lu

2017-07-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Komisionit të Senatit amerikan për Shërbimet e Armatosura, John McCain ka mbërritur sot në Shqipërinë.
Lajmin e bëri të ditur ambasada amerikane në Tiranë, e cila i uroi edhe mirëseardhjen.
McCain u prit në Rinas nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ambasadori amerikan Donald Lu.
Në njoftimin e shpërndarë nga ministria e Mbrojtjes thuhet se Kodheli e njohu senatorin me progresin e arritur në fushën e mbrojtjes.
?Gjatë qëndrimit të senatorit McCain në Rinas, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e njohu me progresin e arritur në fushën e mbrojtjes dhe angazhimin e vendit tonë për të vijuar në këtë drejtim, të bindur se jemi në rrugën e duhur. Senatori McCain u takua edhe me personelin ushtarak shqiptar të trajnuar në programe të ndryshme të qeverisë amerikane. Gjatë bashkëbisedimit të tyre, ministrja e Mbrojtjes risolli në vëmendje edhe njëherë misionet ku Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë përfshirë duke nisur nga misioni në detin Egje, deri tek misionet në Afganistan dhe vijoi më tej me stërvitjet e përbashkëta me aleatët. Gjithashtu ministrja Kodheli u ndal edhe te kontributi i vendit tonë si pjesë e koalicionit global kundër ISIS, kontribut të cilin ministrja Kodheli e cilësoi të duhur dhe të drejtë. Shqipëria jep kontributin e saj në misionin paqeruajtës Resolute Support në Afganistan dhe ishte ndër vendet e para që iu bashkua koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS, nën lidershipin e SHBA dhe jep një kontribut aktiv në këtë koalicion?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/senatori-amerikan-john-mccain-vjen-sot-ne-tirane/