Report TV - Kanabisi, Policia e Shtetit nis kontrollin e zonave nga ajri

2017-07-05 2

Policia e Shtetit ka nisur kontrollin nga ajri për të parandaluar kultivimin e kanabisit.

Një helikopter i Policisë ka vëzhguar ditën e sotme zonat mbi Ishëm, pranë Fushë-Krujës, por edhe zona periferike të Tiranës.

Burime nga Policia bëjnë me dije se qëllimi është identifikimi dhe zbulimi i parcelave të kultivuara me kanabis. Policia bën fotografimin e çdo toke dhe më pas vijohet me kontrollin në terren. Këtë vit ka nisur më herët kontrollet për kanabisin nga ajri edhe për faktin e strategjisë që ka miratuar nga qeveria.

Free Traffic Exchange