TIRANE-?Nuk kam asnjë emër, por Presidenti i ri duhet të jetë konsensual?.
Kështu u shpreh kryetari i Parlamentit Ilir Meta sot pas një aktiviteti në Zall Herr që pati me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Kryeparlamentari tha sot se zgjedhje e Presidentit bëhet vetëm përmes konsensusit, ndërsa priten të mësohet emrat që do të kalojnë në raundin e parë.
"Emri është vetëm konsensusi. Nuk kemi ende një emër", tha Meta.