Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E ndërsa Partia Socialiste nisi sot fushatën elektorale me të rinjtë e Tiranës, pak metra më larg nga çadra e protestës kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e siguroi kryeministrin se nuk do të ketë zgjedhje me 18 qershor.
Basha: ?Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Shqipëria do tu kthehet shqiptarëve. Shqipëria e para, shqiptarët të parët. Ky do të jetë neni i parë, preambula e Kushtetutës së Republikës së Re. Me sigurinë që u jep edhe për pak ditë krimi në pushtet dhe pushteti në krim, me drogën financiarisht dhe fizikisht që u ka krimbur trutë, edhe sot, hodhën dorashkën ndaj një populli të tërë, se nuk do të tërhiqen, se nuk do të ketë qeveri teknike, se zgjedhjet do të mbahen me 18 Qershor.
Mbani mend dhe fiksojeni mirë! Degjojeni mirë këtë që po u them, dhe ua them me sigurinë totale të një populli të bashkuar rreth kauzës së vet dhe flamurit kombëtar: Zgjedhje me 18 Qershor nuk do të ketë! Edi Rama do largohet! Një qeveri teknike do ti hapë rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-siguron-ne-18-qershor-nuk-ka-zgjedhje-edi-rama-do-largohet/