Ora News – Kërcënohet Basha? Shtohen masat e sigurisë për liderin e opozitës

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kërcënohet lideri i opozitës, Lulzim Basha. Lajmi është konfirmuar nga burime të Ministrisë së Brendshme dhe të selisë blu, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato, i pyetur nga gazetarët për këtë lajm dekalroi se do të ketë një komunikim në një moment tjetër për këtë çështje. Ndërkaq ajo që vihet re është shtimi i masave të sigurisë për kryetarin e PD.
Masat e sigurisë për liderin e opozitës prej disa ditësh janë shtuar. Këtë e tregojnë edhe pamjet e mbërritjes së Lulzim Bashës pranë çadrës së protestës pasditen e së enjtes.
Basha u afrua tek mbështetësit e PD i rrethuar nga disa persona që garantojnë sigurinë e tij.
Garda e Republikës mësohet se ka shtuar edhe dy efektivë të saj, ndërsa dy të tjerë që i janë shtuar trupës mbrojtëse janë nga kompani private.
Të pyetur nëse ka kërcënime për jetën e liderit të PD, Burime nga Ministria e Brendshme thanë për Ora News:
?Ky është një informacion që nuk ndahet me publikun por trajtohet siç e parashikon ligji. Për më shumë pyesni pranë zyrës së Presidentit të Republikës, nga edhe ka dalë lajmi?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kercenohet-basha-shtohen-masat-e-sigurise-per-liderin-e-opozites/