Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një intervistë ekskluzive në ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News, sqaron se si institucionet e reja të drejtësisë rrezikojnë seriozisht të jenë nën influencën e mazhorancës duke sqaruar edhe formulën pse ndodh kjo.
Pjesë nga biseda:
Hila: A është reale që mazhoranca e majtë mund të ketë një lloj ndikimi në korpusin e ri të prokurorëve dhe gjyqtarëve që po krijohen?
Nishani: Sot opozita është tërësisht jashtë procesit të kompozimit të tyre. Kjo nuk do të thotë se nëse opozita do të ishte brenda procesit do të çonte njerëzit e saj, por do të ishte një filtër që njerëz me ngarkesa politike të shmangeshin nga të qenit pjesë e procesit. Në Komisionet e Vlerësimit në KLGJ dhe KLP që do të kenë pushtetin mbi gjykatësit dhe prokurorët, kemi një kompozim 6 me 5. 6 nga gjyqësori dhe 5 nga ato që i zgjedh Parlamenti. Raporti 6 me 5 është një raport që krijon një margjinalizim të drejtpërdrejtë të njerëzve që vijnë nga fusha e drejtësisë se sa këta që i zgjedh Parlamenti. Ka një komision paraprak në rastin e emërimit të një gjyqtari apo dënimit që përbëhet nga tre persona. Këta të tre nuk mund të jenë më pjesë e trupës që marrin vendimin përfundimtar Komisioni i Shqyrtimit Paraprak nuk merr pjesë në vendimin e mëpasshëm dhe ndodh që ajo 6 me 5 të kthehet në 4 me 4. Dhe në 4 me 4, ligji ka parashikuar që kryetari ka dy vota. Kryetari vjen nga radhët e shoqërisë civile që e ka zgjedhur politika me shumicë. Automatikisht, politika ka marrë mazhorancën në të gjitha këto komisione. E shpjegova me formulë për ta kuptuar se sa relevante është influenca politike ka në këto borde që kanë një pushtet të madh mbi gjykatën dhe prokurorinë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nishani-ja-si-institucionet-e-reja-te-drejtesise-rrezikojne-kontrollin-politik/