Stop - Gjergji Thimo, kalvari i një koleksionisti dhe abuzimet e një procesi! (13 prill 2017)

2017-07-05 67

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-160-sezoni-2/

Emisioni ?Stop? rikthen problemin e koleksionistit Gjergji Thimo, me detaje të reja nga saga e tij me drejtësinë.Edhe pse i certifikuar për veprat e tij dhe me shumë ekspozita publike, në tetor 2013 në shtëpinë, e tij zbarkoi policia.Pa një mandat nga prokuroria, veprat u sekuestruan dhe për Gjergjin, nisi odiseja gjyqësore.Galeria kombëtare e arteve nuk i mori asnjëherë në dorëzim veprat, ndërsa prokuroria nuk i konsideroi provë në proces.Pas disa viteve burg, jeta e Gjergji Thimos është shkatërruar. Vec mjerimit financiar, ai sot përballet edhe me dhunën, për t?i mbyllur gojën për fondin e veprave të sekuestruar nga shteti.
?Ky është një pasion i një trashëgimie familjare ndër breza. Me hyrjen e demokracisë fillova të mbledh dhe të rregulloj këto objekte nëpër fshatra të ndryshme të Shqipërisë."

Drejtori i Galerisë së Arteve, Artan Shabani, tregon se koleksionistët janë shumë të rëndësishëm në çdo shoqëri sepse ata sensibilizojnë, motivojnë dhe stimulojnë kreativitetin e artistëve.

?Nuk mund të ketë art pa një suport ekonomik, pra koleksionistët janë ata që e blejnë dhe e ekspozojnë artin.?

Regjisori Saimir Kumbaro thotë se Gjergji ishte i vetmi që koleksiononte ikona, sepse në vitin 1967 u shkatërrua çdo gjë që kishte lidhje me fenë.

? Unë kam pyetur nëse ikonat janë të vjedhura dhe më kanë thënë se kisha nuk ka inventar.?

Gjergji na rrëfen se ka patur rreth 14 ekspozita, të gjitha të sposorizuara nga shteti.

?Në Tetor të vitit 2013 që nisi operacioni, që unë e quaj operacioni banditesk ?Ikona?, erdhi policia dhe i pyeta për urdhër nga prokuroria. Nuk kemi më thanë, kemi kontroll për drogë. Ne nuk merremi me drogë u thashë.?

Esmeralda shprehet se kur i kërkoi policisë aktin e kontrollit, ata u treguan shumë harbutë, duke i thënë se nëse nuk pushonte do ta nxirrnin jashtë me shkelma.

Të gjitha ikonat që u sekuestruan janë të çertifikuara nga Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore të Republikës së Shqipërisë, nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dega Berat, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçe dhe nga Instituti i Monumenteve të Kulturës të Republikës së Shqipërisë.

Gjergji shprehet se ai është akuzuar për ?trafikim të veprave të artit?. Në konfirmimin e prokurorisë thuhej se ikonat kanë qenë me pasaportë dhe janë shitur në Itali. Gjithashtu prokuroria ka thënë se rrethi i të dyshuarve ishte në rritje, por pse u arrestua vetëm Gjergji Thimo dhe jo ata që kishin lëshuar pasaportën dhe kishin çertifikuar këto ikona, pasi sipas hetimeve këta duhet të jenë bashkëpunëtor të trafikimit të ikonave jashtë Shqipërisë. Pas 6 muajsh u ndryshua akuza për Gjergjin, pasi nuk ishte provuar trafikimi i ikonave prej tij.

Në një njoftim për shtyp nga Ministria e Brendshme, më datë 09.10.2013, thuhet se materialet do t?i kalojnë Proku...

Free Traffic Exchange