Banorët e Verrisë sërish në protestë për mosndërtimin e landfillit në fshatin e tyre. Por ndryshe nga herët e kaluara ku ata kanë protestuar para Bashkisë së Fierit dhe në vendin ku do të ndërtohet landfilli, banorët sot kanë bllokuar autostradën nacionale Fier-Lushnjë, në te dyja anët e saj.
Kanë qenë mbi 50 banorë të cilët kanë bllokuar autostradën, ata janë ulur në mes të rrugës duke shkaktuar radhë kilometrike të automjeteve të cilat po kalonin në autostradë.
Edhe pse drejtuesit e mjeteve u kanë kërkuar që ta zhbllokojnë rrugën ata nuk i kanë marrë parasysh thirrjet e tyre.