Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një tjetër marrëveshje është nënshkruar nga Dhoma e përbashkët e Tregtisë dhe Industrisë Shqipër-Serbi. Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar mes një kompanie shqiptare dhe një kompanie serbe, të specializuara në fushën e ndërtimit të infrastrukturës së përpunimit të ujrave dhe energjitikës. Presidenti i Dhomës së Tregtisë shqiptare dhe ai serbe garantuan forcimin e partneritetit mes dy vendeve në sektorë si turzmi, energjitika dhe infrastruktura.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit mes një kompanie shqiptare dhe një kompanie serbe, të specializuara në fushën e ndërtimit të infrastrukturës së përpunimit të ujrave dhe energjitikës.
Presidenti i Dhomës së Tregtisë serbe, Marko Cadez, tha se bashkëpunimi mes dy shteteve në vitit 2016 njohu një rritje me 10%, ndërsa u shpreh optimist për forcimin e partneritetit në vijim.
Cadez: Në vitin 2016 kemi patur një rritje të bashkëpunimit të dy shteteve me rreth 10% në krahasim me vitin e kaluar. Këtë vit presim një rritje të dyfishtë. Sot ishim prezent në atë që ishte fillimi i bashkëpunimit midis disa kompanive në Forumin e biznesit në Nish të vitit të kaluar. Ndërkohë edhe eksporti i mallrave nga Shqipëria në Serbi ka një rritje të dyfishtë.
Ndërkohë Presidenti i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Serbi, Isuf Ferra, theksoi se mes dy shteteve do të ketë marrëveshje të tjera në turizm, infrastrukturë dhe energjitikë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/shqiperi-serbi-marreveshje-per-ujesjellesat-dhe-energjine/