Report TV - Kontrata 1 € në Elbasan, Ekonomi: Rilindëm kompleksin e rrënuar

2017-07-05 1

Ministria e Ekonomisë dhe Kompania Rozafa kanë nënshkruar sot kontratën e qirasë simbolike 1 euro për shfrytëzimin e ambienteve të Rezervave të Shtetit, në Elbasan.

Ministrja Milva Ekonomi tha se falë kontratës po rilind një kompleks prej 52 mijë metrash katrorë, i cili do të kthehet në faktor punësimi në zonë, por do t?i japë edhe një hov gjithë industrisë shqiptare të peshkimit.

?Prona ku kompania do të përpunojë peshkun nga e rrënuar, është kthyer në një zonë që ka marrë jetë. Ministria e ka prioritet dhënien e zonave të lëna në harresë apo të keq administruara, të rivitalizohen duke ua dhënë në përdorim të biznesit?, tha Ekonomi.