Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e shkallës së parë në Shkoder ka ndryshuar masën e sigurisë për ish drejtoreshën e shtëpisë së fëmijes 6 ? 14 vjeç Albana Llazanin dhe dy punonjëset sociale Najada Rramolli dhe Rafaela Camaj, duke i dhënë masën ?detyrim paraqitje?.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe erdhi pas disa seancave të dështuara më herët për shkak të mungesës së prokurorit dhe zevendesimit te tij.
Edhe më herët Llazani dhe dy punonjëset përmes avokatit të tyre kanë kërkuar të rrezohen pretendimet e organit të akuzës pasi nuk ka prova që implikojnë punonjeset në fjalë.
Një vit me pare u bë publik skandali i abuzimit seksual dhe dhunës me fëmijët e kesaj qendre, që solli arrestimin e drejtoreshes dhe disa punonjesve në 18 Maj të 2016-es.
Prokuroria këmbënguli sërish se ka prova, që ndaj fëmijëve në ?Shtëpinë e Fëmijës Shkodër? është ushtruar dhunë e vazhdueshme, sikurse dyshohet edhe për abuzime seksuale.
Por pala mbrojtëse i ka rrëzuar këto pretendime duke paraqitur edhe argumentat e saj lidhur me çeshtjen në fjalë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/skandali-ne-jetimoren-e-shkodres-ish-drejtoresha-del-nga-paraburgimi/