Report TV - Akuzat ndaj Shullazit, prokuroria mbyll hetimet,dosja drejt gjykatës

2017-07-05 4

TIRANE-Me akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasuria dhe krijimit të grupit të strukturuar kriminal, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon në gjyq grupin e Emiliano Shullazit 1 vit pas arrestimit të tyre.

Me anë të njoftimit zyrtar Prokuroria bënë me dije se ka përfunduar hetimet dhe në pesë raste ka rezultuar se Shullazi së bashku me shokët e tij Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela janë të përfshirë në disa aktivitetet kriminale.?Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie?, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku, Kanosje për shkak të detyrës, në dëm të shtetasve Mynyr Kone dhe Dhori Kule, ?Shkatërrim prone me eksploziv?, në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku, ?Grup i strukturuar kriminal? , ?Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal?.