Report TV - Laboratori i drogës, furtunë në policinë e Beratit dhe Skraparit

2017-07-05 3

Aksioni antidrogë i policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku u zbulua një laborator i përpunimit të kanabisit dhe rreth 6 ton drogë e 2 mijë fidanë, ka çuar shkarkime masive në policinë e Beratit dhe Skraparit.

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shtetit, Altin Qato, u shpreh gjatë një konference për shtyp se janë përjashtuar nga radhët e policisë disa efektivë policie.

Kështu, janë larguar nga detyra nënkomisar Sokol Çeçaj, inspektor Xhelil Seferasi, me detyrë Ndihmës specialist, SPZ në Seksionin për Rendin në Komisariatin e Policisë Skrapar, për shkelje të rëndë u përjashtua nga Policia si dhe inspektor Leonard Lajthia, me detyrë Ndihmës/specialist, SPZ në Seksionin për Rendin në Komisariatin e Policisë Skrapar, për shkelje të rëndë u përjashtua nga Policia.

Free Traffic Exchange