http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Misioni i OSBE/ODIHR në Shqipëri do t?u kërkojë shteteve anëtare të OSBE-së që procesi zgjedhor i 18 qershorit të monitorohet nga 30 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër. Misioni për vlerësimin e nevojave në zgjedhje ndodhej ne Shqipëri per nje periudhe tre ditore, per te vlerësuar përgatitjet zgjedhore pati takime me përfaqësues të institucioneve dhe partive politike. Kërkesa e përfshirë në raportin e misionit, vjen pasi zgjedhjet konsiderohen tepër të rëndësishme e që mbahen në kontekstin e një ndarjeje të thellë mes koalicionit qeverisës së drejtuar nga socialistët dhe opozitës së drejtuar nga demokratët.