Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emiljano Shullazi dhe grupi i tij së shpejti do të dalin para togave të zeza . Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen më disa akuza të rënda për të pandehurit mes të cilave për kërcënimin e rektorëve dhe gjobëvënie.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen për Emiljano Shullazin.
Prokuroria e akuzon 39 vjeçarin Shullazi si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ka gjobitur tre bisnesmene lvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Këçuku.
Gjithashtu ndaj 39 vjeçarit rëndon edhe një akuzë tjetër ajo e kërcënimit.
Sipas organit të akuzës Shullazi dhe grupi i tij kanë kërcënuar për tu tërhequr nga gara kandidatin për rektor Mynyr Koni si dhe ka kanosur për shkak të detyrës rektorin Dhori Kule.
Përveç Emiljano Shullazit nën gjykim do të jenë edhe shoku i tij Gilmando Dani, nipi Endrit Zela si edhe Blerim Shullazi e Endrit Qyqa.
Për episodet e tjera të gjobëvënies më e njohura ajo për kërcënimet edhe për ish- hotel Vollgën, prokuroria e mbyll dosjen ndaj tyre, pas një beteje të humbur të saj për dëshmitarin kryesor Ylvi Beqajn të cilin po e ruan sëbashku me familjen.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-con-dosjen-e-emiljano-shullazit-ne-gjykate/