Ora News – Vota e të dënuarve, Kuvendi e qeveria kundër KShH për shfuqizimin e ligjit

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, për shfuqizimin e tre neneve te ligjit për Dekriminalizimin.
Përfaqësuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skendaj u shpreh ne seancë se mohimi i te drejtës së votës për disa të dënuar, është antikushtetues dhe si i tille duhet të rrëzohet.
Skëndaj tha se e morën iniciativën për të ankimuar këto nene nisur edhe nga ankesat e disa të dënuarve.
Bashkim Dedja: Sa për qind zë kjo kategori në numrin total të votuesve.
Skëndaj: Statistika zyrtare ne nuk disponojmë. Ajo që disponojmë ne është se nga kontaktet që kemi pasur me të dënuarit për zbatimin e të drejtave të tyre na është ngritur shqetësimi i privimit nga e drejta e votës.
Por, në kundërshtim me kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit ishin përfaqësuesit e Kuvendit dhe qeverise të cilët kërkuan rrëzimin e kërkesës së Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Ata pretenduan se me shumë se numri i personave që u mohohet e drejta e votës, qëllimi i tij është vendosja e një standardi moral në proceset zgjedhore një praktikë, që sipas tyre, që ekziston edhe në 10 vende te tjera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vota-e-te-denuarve-kuvendi-e-qeveria-kunder-kshh-per-shfuqizimin-e-ligjit/

Free Traffic Exchange