Nga data 20-24 maj do të zhvillohet ngjarja më e rëndësishme çiklistike në vendin tonë, Turi i Shqipërisë. Ditën e enjte, rreth një muaj përpara fillimit, është bërë prezantimi i këtij evenimenti, që duke nisur nga ky vit, do të jetë edhe në kalendarin e aktiviteteve të Federatës Ndërkombëtare të Çiklizmit.