Ora News – Shtesa për Tiranë-Elbasan, Balla: Do mbahet përgjegjësi për rrugët

2017-07-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kuvendi i Shqipërisë me 80 vota pro i dha Ministrisë së Transporteve fondin shtesë të kërkuar për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan prej 35 mln dollarësh. Deputeti socialist i zonës ku kalon rruga, Taulant Balla, tha se kërkohet transparencë për ndertimin e rrugëve dhe se të gjithë do mbajën përgjegjësi për abuzimet. Ministri Sokol Dervishaj shpjegoi se nxitimi i dikurshëm për të mbyllur rrugën po prodhon kostot shtesë, ndërsa tha po ashtu se me këtë fond parashikohen punime specifike.
Është detyrë e parlamentit që në mandatin e ardhshëm të vendosim standarde të reja për ndërtimin e rrugëve.
Ky qëndrim erdhi nga deputeti, Taulant Balla, në seancën plenare teksa diskutohej fondi shtesë 35 mln dollarë për rrugën Tiranë-Elbasan. Balla kërkoi transparencë të plotë për rrugët.
Balla: Fakti që në segmentin e parë nga rrethrrotullimi tek TEG-u dhe deri tek hyrja në tunel kanë ndodhur një mori rrëshqitjesh dhe arsyetimet e dhëna se këto kanë qenë të paparashikuara nuk mund të ekzistojnë. Të gjithë ato prioritete të asaj kohe në vitin 2011 kur ka filluar prokurimi i këtij aksi rrugor duhet të mbajnë përgjegjësi sesi kanë nisur rrugën në një trase të pastudiuar në aspektin gjeologjik. Shpresojmë që të mbarojmë rrugën me 31 tetor dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë Elbasanin por ende nuk kemi mbyllur proçesin e dëmshpërblimit të pronarëve të tokave në të cilat kalon rruga.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, në përgjigje të deputetëve tha se i kupton drejt shqetësimet e tyre, por qëllimi i vetëm është ndërtimi i rrugës së lënë në mes dhe problemet kanë ardhur nga nxitimi për ta mbaruar atë dikur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shtesa-per-tirane-elbasan-balla-do-mbahet-pergjegjesi-per-rruget/