Report TV - Kuvendi, Bushati: PD, sulme të turpshme ndaj ambasadorëve

2017-07-05 0

Seanca e sotme plenare ka kaluar pa debate, pasi në Kuvend nuk ka qenë as opozita, por as Ben Blushi.

Pjesa e parë e diskutimeve u fokusua te çështja e financimit rrugës Tiranë-Elbasan me 35 mln Euro, që u miratua nga Kuvendi.

Balla kërkoi hetim për qeverinë Berisha, pasi sipas tij rruga nisi pa projektin gjeologjik duke shkaktuar më pas edhe rrëshqitjen e dherave.

Taulant Balla kërkoi edhe dëmshpërblimin e banorëve që preken nga rruga.

Gjithashtu Balla u shpreh se Basha "Që mban sot peng bulevardin nga KLSH u gjet përgjegjës për një dëm të shkaktuar 230 mln Euro për rrugën Durrës-Kukës dhe sot segmenti është i pambaruar".