Ora News - Rama: Mbështesim nismën e Nishanit për dialog. Presidenti i ri i takon PS-LSI

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama mbështet nismën e Presidentit të Republikës Bujar Nishani për të ulur palët në dialog. Në një dalje për mediat pas seancës parlamentare, Rama tha se këtë nismë duhet ta pranojë dhe Partia Demokratike dhe të mos ketë frikë nga dialogu. Sa për presidentin, kreu i qeverisë theksoi se i takon koalicionit PS-LSI për të propozuar një emër të gjithëpranuar nga palët politike.
Tashmë nuk ka më vend për të qenë indiferent. Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat tha se koha nuk pret më dhe mes palëve politike në vend duhet të nisë dialogu. Për këtë, Partia Socialiste mbështet nismën e presidentit dhe pret që edhe Partia Demokratike duhet të bëjë të njëjtën gjë.
Kuvendi vendosi datën 19 prill si raundin e parë për zgjedhjen e presidentit dhe për kryeministrin Rama, i takon PS dhe LSI të propozojnë një figurë të gjithëpranuar.
Sipas kryeministrit, vendi nuk po kalon krizë as politike dhe as shoqërore, por kjo është një krizë e Partisë Demokratike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-pd-e-kryetari-nuk-duhet-te-kene-frike-nga-tryeza/

Free Traffic Exchange