Banorë të njësisë administrative Sukth janë grumbulluar para bashkisë së Durrësit në shenjë proteste, pasi ende nuk kanë marë paratë e dëmshpërblimit nga përmbytjet që pësuan dimrin e vjetshëm.
Janë 35 familje që nuk kanë marrë ende asnjë lekë për dëmin që i është shkaktuar. Banorët sqarojnë se grupet e punës kanë kryer me kohë të gjithë procedurën e verifikimeve si dhe është përcaktuar masa e dëmshpërblimit, por fondet ende nuk janë lëvruar.
Qytetarët e grumbulluar përpara Bashkisë thanë se janë përzgjedhur si përfaqësi e të përmbyturve për të takuar pushtetarët vendorë në mënyrë që problemi i tyre të gjejë zgjidhje.
Banorët ?këcënojnë? se nëse nuk u ofrohet një zgjidhje atëherë do të bojkotojnë zgjedhjet. Banorët kërkuan të takoheshin me kreun e Bashkisë po nuk mundën pasi nuk ndodhej në ambientet e institucionit.
?Ne jemi përmbytur në janar të 2016 në Sukth. Në bazë të fjalës së kryeministrit, nuk e di nëse e ka bërë ligj apo jo ne na takon dëmshpërblimi. Pritëm janarin, shkurtin, marsin tani jemi në prill. Askush nuk do t?ia dijë. Mos na lodhin shumë se erdhi qershori, që do të thotë se ne që jëmi përfaqësues këtu përfaqësojmë popullin, s?jemi budallenjë që kemi ardhur. Në fund të fundit nuk do të dalim në zgjedhje?
?Ne në zgjedhje nuk do të dalim por do të bëjmë elektoral kundër zgjedhjeve?