Report TV - Nisma e Nishanit për dialog Rama: Gati të ulem pa kushte

2017-07-05 0

Pas dështimit të palëve për të mundësuar një takim për zgjidhjen e krizës politike, rolin e ndërmjetësit e ka marrë Presidenti i Republikës.

Bujar Nishani ka marrë nismën për uljen në një tryezë të palëve politike për zgjidhjen e krizës politike, që ka përfshirë vendin, që ka sjellë edhe bllokimin e Reformës në Drejtësi.

Kryeministri Rama i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese për dialog nga Presidenti, ndërsa shprehet se jam gati të ulem në tryezë, por pa kushte.

"Ka një nisëm të Presidentit, që ne e kemi përkrahur pa ngurrim, jemi të gatshëm që të ulemi në tryezë pa kushte. Sikur ndodhi edhe më parë, përsëri ka një vonesë nga pala tjetër, që shpresoj mos jetë vonesë që paralajmëron dështimin.

Është e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë që dialogu është preferenca e parë, koha nuk pret, PD dhe kryetari i saj nuk duhet të kenë frikë nga dialogu dhe tryeza ku partitë të shprehin pikëpamjet e tyre dhe këmbimi i opinioneve që mund të sjellë progres' u shpreh ai.

Free Traffic Exchange