Report TV - Berisha: Edi Rama nuk dorëhiqet, ndaj ta qërrojmë! Fjala e plotë

2017-07-05 3

TIRANË-Paralel me seancën e parlamentit në Kuvend, PD zhvilloi ?parlamentin? e saj në çadrën e protestës.

Në ditën e 56 të çadrës së ngritur para kryeministrisë, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë analizën se përse sipas tij, Edi Rama nuk dorëhiqet nga kryeministër.

?Edi Rama nuk jep, dorëheqjen por ne duhet ta qërojmë që andej. Pse nuk e jep? Ja ta analizojmë së bashku. Dy javë më parë Rama i tha ministrave që jemi para alternativës, pushteti ose burgu, kjo është e vërteta se e thashë unë dhe mediat e tij. Ose pushteti ose burgu, për këtë të na falënderojë se meriton më shumë. Në një akt të paimagjinueshëm kaloi ligjin për të amnistuar politikanët për të gjitha veprat penale para kalimit të këtij ligji. Kaloi ligjin për të amnistuar veten e tij dhe ministrat e tij, një organizatë kriminale në Evropë. Ti dhe gjithë politikanët që kanë kryer krime të shkojnë në burg. Të mos kemi iluzione se Rama nuk jep dorëheqjen?, u shpreh Berisha.

Në fjalën e tij Berisha duke lexuar nga Ipad-i, akuzoi qeverinë për lidhjet me trafikun e drogës, konkretisht lidhur me laboratorin e drogës që u pikas nga policia dje në Skrapar.

?Ajo e Skraparit është e llojit dhe teknologjisë më të lartë, e drejtuar nga qeveria, kapin 2 apo 3 fshatarë dhe të tjerët i njoftojnë. Edi Rama nuk jep dorëheqjen se nuk e lë bandat dhe krimi, ai është skllav i tyre dhe në mënyrë absolute nuk mund të japi dorëheqjen. Ai ka vetëm një vend, burgun dhe vetëm burgun?, tha Berisha.