Tjetër kënd lojërash në kryeqytet - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashmë edhe fëmijët në zonën e Astirit kanë mundësinë të luajnë dhe të argëtohen në këtë kënd lojërash, i dyti për nga madhësia, pas atij te Liqeni Artificial.Kryebashkiaku Veliaj pa nga afër transformim e kësaj zone.?Ky park lojërash është bërë me forcat e bashkisë dhe vjen si një dhuratë për komunitetin e zonës. Deri dje ky shesh ishte një hapësirë toke e mbushur me inerte, ndërsa sot, falë APR-së dhe kolegëve të palodhur të bashkisë, është një hapësirë fantastike për fëmijët.?Ky sipas Veliajt, është vetëm fillimi për ndryshimin e zonës së Astirit, pasi shumë shpejt do të nisë edhe ndërtimi i një shkolle të re.?Më vjen mirë sot që këndi i dytë më i madh i lodrave në Tiranë, pas atij te Liqeni, është këtu në zona e ?Astirit?, e cila deri dje cilësohej zonë e një fshati, pra zonë e Kasharit, kurse sot një lagje e bukur e Tiranës. Por, unë besoj që ajo që është më e rëndësishme është se jo vetëm të kemi një ambient ku fëmijët luajnë, por të sigurohemi që nesër me projektin e 20 shkollave të kemi edhe shkollën e re në këtë zonë?, tha Veliaj.Në këndin e lojërave janë ndërtuar minifusha të reja, janë vendosur stola, kosha, por edhe është shtuar ndriçimi e gjelbërimi në të gjithë hapësirën e tij.